Publikohen çmimet e derivateve – nafta 1 cent më lirë, benzina 1 cent më shtrenjtë

02.07.2022

Nga MINT kanë bërë të ditur se për ditën e shtunë çmimi maksimal i lejuar i naftës është zvogëluar për një cent, pra ky derivat tregtohet me 1.83 euro për litër, kurse i gazit me 0.78 euro. Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është rritur për një cent, pra ky derivat tregtohet me 1.76 euro për litër. Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 2 dhe […]

Publikohen çmimet e derivateve – nafta 1 cent më lirë, benzina 1 cent më shtrenjtë Foto: Ilustrim

Nga MINT kanë bërë të ditur se për ditën e shtunë çmimi maksimal i lejuar i naftës është zvogëluar për një cent, pra ky derivat tregtohet me 1.83 euro për litër, kurse i gazit me 0.78 euro.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është rritur për një cent, pra ky derivat tregtohet me 1.76 euro për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 2 dhe 3 Korrik 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.