Publikohen çmimet e derivateve, mbesin të njëjta sikurse një ditë më parë
- 29.06.2022
- 0 komente
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Sipas njoftimit të MINT-it, për ditën e mërkurë çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, i benzinës 1.74 euro dhe i gazit është 0.78 euro.
Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së mërkurës dhe janë të vlefshme për 24 orë. Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur para disa dite kishte vendosur për vlerën e fitimit nga kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

KOMENTE0
Leave a Reply