6 tetor Publikimet e KQZ-së tregojnë se LDK dhe LVV renditen të parat për shpenzime në fushatë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot raportet financiare që partitë politike kanë shpenzuar për fushatën e zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.

Në bazë të raporteve të publikuara del se LDK ka shpenzuar më së shumti, gjithsej 730,146,87 euro, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 451,979,85 euro.

E treta për nga shpenzimet del të jetë koalicioni në mes AAK-së dhe PSD me 346,544,15 euro. PDK për fushatë zgjedhore ka shpenzuar 316,346,32 euro, Lista Serbe 26,652,31 euro, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka shpenzuar 115,863,80 euro.

Bazuar ne nenin 43 te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ne Republikën e Kosovës,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar përmes Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, krijon dhe ruan një Dosje të Informimit Publik e cila përmban regjistrin e donatorëve të secilit subjekt politik, raportet e  Publikimit Financiar të Fushatës të subjekteve politike të dorëzuara tek KQZ-ja dhe formularët e Publikimit Financiar për Kandidatë për kandidatët që kane fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës sipas rezultateve të  certifikuara. Dosja e tillë është e qasshme duke vizituar faqen elektronike të KQZ-së.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.