Pse shtetet e Europës nuk i njohin testet për COVID-19 që bëhen në Kosovë

07.07.2020

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka paralajmëruar qytetarët se në rast se udhëtojnë në Kosovë, atëherë me rastin e kthimit në Gjermani do të duhet të qëndrojnë në vetëizolim për dy javë. Ambasada ka thënë se Gjermania nuk njeh testet për COVID-19 të asnjë laboratori të Kosovës. Por pse këto teste nuk njihen nga vendet […]

Pse shtetet e Europës nuk i njohin testet për COVID-19 që bëhen në Kosovë Foto: Ilustrim

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka paralajmëruar qytetarët se në rast se udhëtojnë në Kosovë, atëherë me rastin e kthimit në Gjermani do të duhet të qëndrojnë në vetëizolim për dy javë.

Ambasada ka thënë se Gjermania nuk njeh testet për COVID-19 të asnjë laboratori të Kosovës.

Por pse këto teste nuk njihen nga vendet e Europës?

Në një prononcim për KlanKosova, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka thënë se testimi i personave me Covid-19 në Kosovë bëhet me metodat më të avancuara.

“Ne nuk jemi anëtarë të OBSH por ne i kemi licencuar disa laboratorë. Ju e dini se në laboratorin e Mikrobiologjisë se diagnostika e Covid-19 bëhet me real time PCR, që është metoda më e avancuar dhe bëhet me të njëjtat standarde”.

“Lincencimi, akreditimi apo edhe aprovimi, janë dy procedura të cilat bëhen dhe janë formalitet se a kryhen të gjitha në Institutin Kombëtar. Organizata Botërore e Shëndetëisë e ka vizituar Institutin Kombëtar dhe i ka parë të gjitha kapacitetet, e kanë vizituar edhe Klinikën Infektive dhe i kanë parë kapacitetet”.

 “Ata i kanë aprovuar si standard normal ndërkombëtar.Problemi është Instituti Kombëtar dhe Kosova, janë të përgatitur për të ofruar ndihmën personave në nevojë dhe jo për të ofruar personave të shëndoshë që kanë për të shkuar jashtë vendit”.

“Këta se kanë as Evropa. Bile përkundrazi, real time PCR për personat me indikacione klinologjike ofrohen falas. Pra, këtu është dallimi se një shtet i varfër ofron falas ndërsa shtetet e Evropës me pagesë”.