Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?! LVV i reagon opozitës
LVV përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se LVV ka bërë ndryshime në veri, dhe prandaj opozita ka siklet me Qeverinë Kurti.
“Shumëçka ka qenë përherë e mundshme por nuk është bërë asnjëherë nga qeveritë e mëparshme. Kjo për shkak se gjithmonë kur është folur për Mitrovicën gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’ Dhe për shkak se bashkëpunëtorët e Listës Serbe dhe Radojçiqit bashkë me Serbinë kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë. Tashmë, ndryshimi i gjendjes në veri është i qartë dhe këtu ka një siklet të madh me Qeverinë Kurti nga kjo opozitë”, ka pohuar LVV.
Tutje, në reagim thuhet se “Sepse pafuqinë e mbjellur në popull për Mitrovicën e ndarë si fakt i pamohueshëm kjo qeveri e përmbysi duke e kthyer atë zonë në pjesë të Republikës së Kosovë, me rend e ligj dhe mbi të gjitha jetë normale për çdokënd pa dallim”.
“Dhe kjo është e mundur veç kur nuk ke varësi as nga Lista Serbe e as nga Beogradi”, përfundon reagimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.