07.11.2019, 12:21

PSD-së nga 12 deputetë, i mbetet vetëm një

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas përfundimit të të gjithave procesve të numërimit të fletëvotimeve, sot rreth orës 10:30 ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat u mbajtën më 6 tetor.

Sipas rezulteteve të certifikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje ka 32 deputetë, LDK ka 29 deputetë, PDK ka 25 deputetë, koalicioni AAK-PSD ka 14 deputetë, Lista Serbe 10 deputetë dhe Vakat 2 deputetë.

Ndërsa Partia Socialdemokrate në legjislaturën e kaluar e cila u shpërnda në gusht të vitit aktual, ky subjekt politik kishte 12 deputetë ndërsa në këto zgjedhje parlamentare ka siguruar vetëm një deputete.

LEXO EDHE:  Sot nis rinumërimi i votave të 1472 vendvotimeve

Prandaj tani edhe zyrtarisht deputetja e vetme e PSD-së është Natyra Kuçi e cila do të jetë në grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Natyra Kuçi ka arritur ti mposhtë të gjithë kandidatët tjerë të partisë së saj në zgjedhjet parlamentare, e cila ka siguruar ulësen e 14 të koalicioni 100% në Kuvendin e Kosovës me gjithsej 4 mijë e 452 vota.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.