PSD-ja kërkon shkarkimin e zëvendësministrit Hysen Durmishi
- 22.07.2021

Partia Socialdemokrate (PSD) edhe gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aktivitet para ministrisë së Drejtësisë.
Në këtë aksion, PSD-ja ka ngjitur një baner me monedhën e pesë eurove dhe me figurën e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Teuta Rrusta nga PSD ka thënë se Durmishi duhet të shkarkohet dhe të hetohet, pasi që sipas saj, anulimi i tenderit ka ardhur për shkak të opresionit të opozitës.
“Rrugës tek po vinim e kuptuam që zëvendësministri ka pezulluar vendimin për tiketat ngjitëse në vetura, pas një presioni të madh të opozitës”.

“…kjo nuk erdhi si rezultat i vëmendjes që të luftohet plaçka e rrallës, por kjo erdhi se aty kishte tendenca që të fshihej hajnia dhe çka nëse nuk do të bëhej e ditur nga mediat dhe do të kalonte në heshtje a do ta ngriste vetë, natyrisht që jo kjo erdhi si rezultat i luftës së përbashkët të spektrit opozitar”.