Kështu ka deklaruar anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Ajo tha se PSD-ja e sheh veten si alternativë opozitare ndaj qeverisjes aktuale, duke theksuar se partia e saj është “vota më e sigurt kundër një pushteti autoritar”.

“Ne synojmë me kalu pragun. Kemi vendosur me hy në listë me gjashtë kandidatë. Ne jemi vota më e sigurt kundër një pushteti autoritar”, deklaroi Rrusta.

Tutje, ajo kritikoi partitë opozitare parlamentare për mënyrën se si, sipas saj, po e bëjnë opozitën ndaj pushtetit të Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Rrustës, vendit i mungon një opozitë e fortë dhe konsistente, ndërsa shtoi se PSD-ja synon të ndërtojë një qasje tjetër opozitare në Kuvend.“PSD-ja duhet me u fut në Kuvend.

Të qenurit opozitë është pushtet shumë i fuqishëm, sepse e kontrollon pushtetin dhe nuk e lejon me deviju”, ka deklaruar ajo.