Protestuesit: Propozimi i ZRRE-së për tarifat e rrymës është zhvatës, të shtetëzohet KEDS-i

26.01.2022

Kjo protestë ka filluar me parullën “Asnjë cent ma shumë”, pasiqë Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Natyrisht një gjë e tillë është duke u kundërshtuar fuqishëm nga qytetarët e vendit dhe partitë opozitare. Në këtë protestë, organizatorja e protestës, Anita Mjeku ka theksuar se propozimi i […]

Protestuesit: Propozimi i ZRRE-së për tarifat e rrymës është zhvatës, të shtetëzohet KEDS-i Foto: Ilustrim

Kjo protestë ka filluar me parullën “Asnjë cent ma shumë”, pasiqë Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Natyrisht një gjë e tillë është duke u kundërshtuar fuqishëm nga qytetarët e vendit dhe partitë opozitare.

Në këtë protestë, organizatorja e protestës, Anita Mjeku ka theksuar se propozimi i ZRRE-së për vendosjen e bllok tarifave është zhvatës.

Po ashtu ajo ka shtuar se propozimi i ZRRE-së për vendosjen e bllok tarifave do të na varfëroj secilin prej neve dhe se ky propozim është zhvatës si dhe një detyrim shtesë për të na faturuar pasurimin e bizneseve.

“Propozimi i fundit i ZRRE-së për vendosjen e bllok tarifave do të na varfëroj e secilit prej neve. Ky propozim është zhvatës dhe një detyrim shtesë për të na faturuar pasurimin e bizneseve. Në këto kushte, qytetarët e Kosovës me një pagë minimale do t’ua paguaj faturën edhe bizneseve plus veriun.

Vendimi i ZRRE-së nuk ka kuptim për deri sa gjendja jonë ekonomike është duke u dëmtuar për çdo ditë. Buxheti i qytetarëve nuk mund ta përballoj një rritje të tillë”, kanë thënë Anita Mjeku, organizatore e protestës.

Gjithashtu, Mjeku në një moment gjatë protestës i është përgjigjur edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ku ky i fundit duke arsyetuar propozimin ka thënë se si shkak i krizës energjetike si në vend ashtu edhe në vende të tjera, s’ka rrugëdalje tjetër, përveç që shtrenjtim ose reduktime të rrymës.

“Kryeministri i Kosovës po na thotë se qytetarët po fantazojnë dhe se nuk ka rrugëdalje, ose shtrenjtim e ose reduktime apo ose reduktime. ‘Ose’-ve të kryeministrit duhet t’i themi, ose neve ose KEDS-in dhe ia bëjmë me dije se rryma asnjëherë nuk ka qenë e lirë. Kryeministër nuk do ta japim asnjë centë më shumë”, është shprehur ajo.

Si dhe në fund organizatorja e kësaj proteste ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të refuzojë propozimin e ZRRE-së për ngritje të çmimit të energjisë elektrike si dhe të shtetëzojë KEDS-in.