Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë ngritje të pagave

28.04.2023

Të pakënaqur me kushtet e punës, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), po protestojnë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë,  me kërkesën për ngritje të pagave. Me pankartat në duar “Marre me rrejt, punëtorët të rrezikuar në punë por rrezikshmëria nuk paguhet”, dhe “Menaxhment respekto vendimin e gjykatës, askush mbi ligjin”, protestuesit  kanë marshuar […]

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë ngritje të pagave Foto: Ilustrim

Të pakënaqur me kushtet e punës, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), po protestojnë në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë,  me kërkesën për ngritje të pagave.

Me pankartat në duar “Marre me rrejt, punëtorët të rrezikuar në punë por rrezikshmëria nuk paguhet”, dhe “Menaxhment respekto vendimin e gjykatës, askush mbi ligjin”, protestuesit  kanë marshuar në sheshin e Prishtinës, për të arritur tek Qeveria e Kosovës, së cilës duan që të ia adresojnë kërkesat e  tyre.

Selatin Sadiku nga BSPK, ka thënë se punëtorët e KEK-ut po protestojnë për të drejtat e tyre dhe realizimin e kërkesave dhe se kjo sindikatë nuk ka ngjyrë politike.

“Sindikata e KEK-ut nuk ka ngjyr politike”, ka thënë ai.

Protestës së punëtorëve të KEK-ut i është bashkangjitur dhe kryetari i SBASHK-ut Rahman Jasharaj .