Protestojnë punëtorët, “Duart larg nga Monego”

10.12.2019

Para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës sot kanë protestuar punëtorët e institucionit financiar jo bankar “Monego”, të cilët kanë kërkuar që t’u rikthehet licenca. Protesta është zhvilluar e qetë, me pjesëmarrësit që mbanin pankarta në duar me mbishkrimin “Duart larg nga Monego”. Ditë më parë Banka Qendrore e Kosovës (BQK) gjatë një konference të […]

Protestojnë punëtorët, “Duart larg nga Monego” Foto: Telegrafi

Para objektit të Bankës Qendrore të Kosovës sot kanë protestuar punëtorët e institucionit financiar jo bankar “Monego”, të cilët kanë kërkuar që t’u rikthehet licenca.

Protesta është zhvilluar e qetë, me pjesëmarrësit që mbanin pankarta në duar me mbishkrimin “Duart larg nga Monego”.

Foto: KlanKosova
Foto: KlanKosova

Ditë më parë Banka Qendrore e Kosovës (BQK) gjatë një konference të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se ka marrë vendim të mbyll dy institucione mikrofinanciare që veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në Republikën e Kosovës.

Dy institucionet mikrofinanciare të cilat janë mbyllur janë: IuteCredit dhe Monego.

Ky vendim i menjëhershëm nga BQK-ja ka ardhur pasi që dy institucionet që operonin në Kosovë kanë shkelur vazhdimisht rregullat e operimit.