Propozimi për shtrenjtim të rrymës, sot përfundon afati për dërgimin e komenteve në ZRRE

  • 31.01.2022
Propozimi për shtrenjtim të rrymës, sot përfundon afati për dërgimin e komenteve në ZRRE

Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka propozuar ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike, ku do të pasojnë ngritjet e çmimeve të rrymës. Një gjë e tillë është kundërshtuar fuqishëm nga partitë opozitare e qytetarët, ku të shtunën u organizua edhe protestë kundër këtij propozimi.

Ndërsa, sot përfundon afati për dhënien e komenteve për raportin konsultativ, ku paraqet qëndrimet e ZRrE-së për ristrukturimin e tarifave të energjisë elektrike, kjo për të përmbushur kostot e blerjes së rrymës si dhe për rivendosjen e furnizimit për konsumatorë.


Ky afat për komente njëherit ishte paraparë që të përfundonte në fund të javës që shkoi, por Zyra e Rregullatorit për Energji ka vedosur që të shtyjë këtë afat, kjo duke marrë parasysh edhe interesimin e palëve të interesit për ofrimin e komenteve.

Deri më tani sipas ZRRE-së janë pranuar komente nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO si dhe ka pranuar komente nga konsumatorët e energjisë elektrike, ku pritet të publikohen gjatë ditëve në vijim.

Edhe Kryeministri Kurti kishte deklaruar se qeveria e Ksoovës do t’i dërgojë komentet e saj lidhur me shqyrtimin e çmimit të rrymës.

Propozimi i ZRRE-së është që çmimi i rrymës të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600kWh në muaj, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800kWh ose më shumë, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë prej 75 milionë eurosh.

ZRRE-ja propozon që tarifa për konsumatorët me 800kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, ndërsa ata që shpenzojnë 1,000kwh do të përballen me rritje prej 24.62 euro.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë