Promovohet manuali i procedurave standarde të infermierisë

12.05.2023

Ministria e Shëndetësisë ka promovuar Manualin e Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Kjo është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, me moton “Infermieria jonë, e ardhmja jonë”. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ky manual është i obligueshëm për zbatim dhe si i tillë duhet të përfshihet edhe në shkolla […]

Promovohet manuali i procedurave standarde të infermierisë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka promovuar Manualin e Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Kjo është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, me moton “Infermieria jonë, e ardhmja jonë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ky manual është i obligueshëm për zbatim dhe si i tillë duhet të përfshihet edhe në shkolla të mjekësisë dhe fakultete.

Ai ka thënë se infermierët përballen me sfida të ndryshme por që nevoja për edukim të vazhdueshëm është e domosdoshme.

Ndërsa, nënkryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Xhemajl Dugolli, ka thënë se manuali i publikuar sot, duhet të shërbej për rritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët./kp/