Prokuroria Themelore në Prizren ndalon 1 person të dyshuar për kryerjen e veprave penale

31.08.2020

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë 4 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë 1 person, i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin […]

Prokuroria Themelore në Prizren ndalon 1 person të dyshuar për kryerjen e veprave penale Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë 4 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar për 48 orë 1 person, i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve me iniciale M.B. nga Prishtina, S.TH. dhe P.M. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja.

Posedimi,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 27.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 26.09.2020.