Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarin policor në Prizren

para 33 dite

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit policor, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar një qytetar.

Prokuroria kërkon paraburgim për zyrtarin policor në Prizren

Polici dyshohet se të dielën ka grushtuar një qytetar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ngjarja ka ndodhur kur viktima fillimisht ishte ndaluar nga policia për një kundërvajtje në trafik, njofton Klan Kosova.

Rasti është regjistruar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), dhe hetuesit janë angazhuar menjëherë. Ata kanë ndërmarrë veprime konkrete hetimore, duke përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm dhe intervistimin e zyrtarit policor të dyshuar.

Ky rast thekson rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës brenda institucioneve të sigurisë.

Etiketat

Ofertat e fundit