Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për dy persona të dyshuar

13.07.2023

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur 25 aktakuza kundër 29 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 13 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe janë parashtruar 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 4 […]

Prokuroria e Prizrenit kërkon caktimin e paraburgimit për dy persona të dyshuar Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur 25 aktakuza kundër 29 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 13 persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe janë parashtruar 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 4 personave të pandehur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 3 persona dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 15 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, më urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual”, po ashtu nga ky departament është parashtruar edhe një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.