Prokurori Special: Aktakuzën për veteranët e kemi gati për t`ia dorëzuar Gjykatës
Prokurori Hoxha deklaroi se sot aktakuza e plotësuar sipas kërkeses së gjykatës në lidhje me veteranët do të dorëzohet lista në gjykatë. Dita e sotme është dita e fundit kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të duhej ta dorëzojnë në Gjykatë aktakuzën e plotësuar e quajtur “Veteranët”. Gjykata Themelore e Prishtinës ka kthyer […]
Prokurori Hoxha deklaroi se sot aktakuza e plotësuar sipas kërkeses së gjykatës në lidhje me veteranët do të dorëzohet lista në gjykatë. Dita e sotme është dita e fundit kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të duhej ta dorëzojnë në Gjykatë aktakuzën e plotësuar e quajtur “Veteranët”.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka kthyer mbrapa aktakuzën me datën 9 tetor të vitit 2018, pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuara përmirësimin e aktakuzës duke i lënë 30 ditë kohë për plotësimin dhe ndryshimin e aktakuzës.
Pasi Prokuroria Speciale nuk kishte arritur ta bëjë dorëzimin e aktakuzës në afat kohor e cila është përcaktuar në aktvendim, nga gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj kanë kërkuar edhe 30 ditë kohë për dorëzimin e aktakuzës, por data e sotme 7 dhjetor 2018 është dita e fundit ku Prokuroria Speciale e Kosovës duhet ta dorëzojë aktakuzën e quajtur për publik “Veteranët”.
Sipas Gjykatës Themelore, Prokuroria Speciale duhet ta qartësojë se si e kanë kryer veprën penale për të akuzuarit: Nuredin Lushtaku, Agim Çeku, Shkumbin Demaliaj, Sadik Halitjaga, Qelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Xhavit Jashari dhe Fadil Shurdhaj, por Veteranët e luftës kanë thënë se: “Ne kemi qenë dhe jemi kundër Gjykatës Speciale e cila është një etnike”.
E kanë të paqartë Gjykata edhe numrin e personave të cilët po pretendohet se po përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme, prandaj kërkon nga Prokuroria Speciale që të sqarojnë numrin e përfituesve se a janë 20.238 apo 15.115 mijë që marrin pensione nga buxheti i Kosovës. Pra, përpos këtyre, aktakuza përmban edhe kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e pagesës së pensioneve për 20 mijë e 238 veteranë luftëtarë deri në përfundim të procedurës penale.
Në vendimin e Gjykatës thuhet: “Duke qenë se është fjala për një numër tejet të madh të personave, që e tejkalon shifrën prej 20.999, është plotësisht e qartë se vendosja lidhur me kërkesën pasurore juridike krahas procedurës penale do ta devalvonte çështjen penale si çështje të dorës së dytë dhe do ta zvarriste procedurën deri në pakufi, prandaj konsideroj që çështja e tillë të trajtohet në ndonjë procedurë tjetër me iniciativë të Prokurorit“, thuhet në vendimin e Gjykatës”.
Veteranët e luftës deklaruan se ne nuk jemi kundër drejtësisë dhe për këtë kemi kërkuar gjykatë vendore që i ndjek krimet, por kemi qenë dhe jemi kundër gjykatës speciale, për shkak se është një etnike dhe e cila nuk ka për qëllim ndjekjen e atyre që kanë kryer krime, por vetëm komprometimin e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në njoftimin e tyre.