Projektligji për tatimin në pronë dhe Projektligji për tekstet shkollore – sot në diskutim në Kuvend

04.05.2023

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të rregullt plenare, ndërsa në rend dite do të jenë Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme. Në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së […]

Projektligji për tatimin në pronë dhe Projektligji për tekstet shkollore – sot në diskutim në Kuvend Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të rregullt plenare, ndërsa në rend dite do të jenë Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.

Në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore.

Seanca pritet të nisë në ora 10:00.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-153 për edukimin në fëmijërinë e hershme,

Shqyrtimi i parë i Projektligji nr.08/L-219 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, personat e dhunuar gjatë luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-172,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-224 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.21/136, datë 22.03.2023 për themelimin e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) me seli në Mitrovicë si Institucion i arsimit të Lartë.

Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.