Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike për herë të shtatë në Kuvend

12.10.2020

Deputetët e Kosovës sot sërish do t’i drejtohen ulëseve të Kuvendit për të provuar për herë të shtatë të votohet Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pjesë e të cilit është edhe tërheqja e mjeteve prej dhjetë për qind nga Trusti. Përpjekja e radhës për të kaluar projektligjin vjen pas gjashtë dështimeve të njëpasnjëshme në mungesë të […]

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike për herë të shtatë në Kuvend Foto: Ilustrim

Deputetët e Kosovës sot sërish do t’i drejtohen ulëseve të Kuvendit për të provuar për herë të shtatë të votohet Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, pjesë e të cilit është edhe tërheqja e mjeteve prej dhjetë për qind nga Trusti.

Përpjekja e radhës për të kaluar projektligjin vjen pas gjashtë dështimeve të njëpasnjëshme në mungesë të kuorumit.

Seanca e sotme e jashtëzakonshme, e cila fillon nga ora 10:00, do të mbahet me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në emër të deputetëve nënshkrues.

Po ashtu sot duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet edhe vazhdimi i seancës plenare, e cila do të ketë nëntë pika të rendit të ditës.

Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Italisë për transferimin e personave të dënuar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminim humanitar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Automjete,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,

Interpelancë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.

Kujtojmë se Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti të premtën në Kuvend në një replikë të deputetës nga LVV, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të votohet të hënën.

“Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kalojë të hënën në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur”, ka thënë Hoti.