Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, PDK e voton nëse merren parasysh propozimet e tyre

01.12.2020

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se për të votimin e Projektligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, duhet të merren në konsideratë propozimet të cilat janë bërë nga ana PDK-së. “Nëse marren në konsideratë disa propozime që janë racionale, kanë qëllim dhe fokus ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve, ne jemi […]

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, PDK e voton nëse merren parasysh propozimet e tyre

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se për të votimin e Projektligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike, duhet të merren në konsideratë propozimet të cilat janë bërë nga ana PDK-së.

“Nëse marren në konsideratë disa propozime që janë racionale, kanë qëllim dhe fokus ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve, ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë. Nëse gjërat lëvizin në këtë drejtim ne qëndrojmë mbrapa kësaj, mbetet të shihet”, ka thënë Hamza për REL.

Në pyetjen se cilat janë propozimet e PDK-së në raport me këtë projektligj, Hamza nuk ka dhënë detaje, pasi që, siç thotë ai, janë çështje të cilat bisedohen në komisione parlamentare.

LEXO EDHE:  Haxhiu i reagon PDK-së: Byroja do të bëhet, pasuria do t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ende s’është finalizuar në Kuvendin e Kosovës, përkundër që në lexim të parë ka kaluar.

Ky projektligj është votuar në një seancë të jashtëzakonshme, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në po të njëjtin, është paraparë edhe ai për tërheqje e 10 për qind të kursimeve pensionale në Trust. Por, ky Ligj nuk ka arritur ende të miratohet në lexim të dytë.

Etiketat