Projektligji për pagën minimale pritet të miratohet sot në Qeveri

13.04.2022

Kështu ka bërë të ditur dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto dhe se paga deri në këtë shumë do lirohet nga tatimi. “Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, e cila do të mbahet nesër, do të miratojmë projektilgjin […]

Projektligji për pagën minimale pritet të miratohet sot në Qeveri Foto: Ilustrim

Kështu ka bërë të ditur dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto dhe se paga deri në këtë shumë do lirohet nga tatimi.

“Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, e cila do të mbahet nesër, do të miratojmë projektilgjin që do t’i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë. Pra, edhe do ta rrisim pagën minimale dhe do ta lirojmë nga tatimi”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Po ashtu, për këtë projektligj për rritjen e pagës minimale ka folur edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se nga kjo rritje do të përfitojë secila familje në Kosovë.

“Ligji për pagën minimale, përveç se rrit pagën për të gjithë përfituesit nën nivelin 264 euro, ofron rritje për pagës neto, si për sektorin privat, ashtu edhe për atë publik. Secili që e ka pasur pagën mbi 250 euro deri më tani, do të përfitojë rreth 80 euro në vit, apo 6.80 euro në muaj, pas lirimit nga tatimi”, ka deklaruar ministri Murati.