Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme kalon në lexim të parë

14.04.2026

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e kaluar atë në lexim të parë me 7 vota pro.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e komisionit diskutuan për përmbajtjen dhe rëndësinë e projektligjit, i cili synon të forcojë mekanizmat ligjorë në luftën kundër korrupsionit dhe pasurimit të paligjshëm.

Kalimi në lexim të parë i hap rrugë procedurave të mëtejshme parlamentare, ku projektligji pritet të shqyrtohet më tej dhe të plotësohet para miratimit përfundimtar në Kuvend.