Projektligji aktual “lejon kapjen e mediave”, BE-ja rekomandon draft të ri të ligjit për KPM-në

27.05.2024

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së e kanë mirëpritur Opinionin Ligjor të përgatitur nga Këshilli i Evropës (KE) për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Projektligji aktual “lejon kapjen e mediave”, BE-ja rekomandon draft të ri të ligjit për KPM-në Foto: Ilustrim

“Ne rekomandojmë që Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rajonal të Kuvendit të lërë kohë për shqyrtimin e duhur të raportit dhe konsultimin me palët e interesit të sektorit të medias, në mënyrë që rekomandimet e tij më pas të pasqyrohen në një draft të ri”.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim në Facebook nga zyra e BE-së në Kosovë, teksa thuhet më tutje se siç thekson raporti i KiE-së, nevojitet më shumë punë në draft për të siguruar që ai mos të nënvlerësojë pavarësinë e KPM-së dhe as të mos krijojë mospërputhje ligjore.

Në njoftim më tutje kanë theksuar nevojën të bëhet një draft i ri i ligjit për KPM-në.

“Ne mbështesim qëllimin e projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë Direktivën e Shërbimeve Audio-Vizuale. Megjithatë, siç thekson raporti i KiE-së, nevojitet më shumë punë në draft për të siguruar që ai mos të nënvlerësojë pavarësinë e KPM-së dhe as të mos krijojë mospërputhje ligjore.

Ne rekomandojmë që Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rajonal të Kuvendit të lërë kohë për shqyrtimin e duhur të raportit dhe konsultimin me palët e interesit të sektorit të medias, në mënyrë që rekomandimet e tij më pas të pasqyrohen në një draft të ri”, thuhet në njoftim.