Profesori që abuzoi me të miturën nga Drenasi u arrestua

Abuzimi i cili kishte ndodhur ndaj të miturës 16 vjeçare nga Drenasi, nga vetë profesori i saj, ku u denoncua nga e mitura në Polici. Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur se një i dyshuar është ftuar për intervistim me inicialet Sh. Xh.

I dyshuari i cili u intervistua, nga Inspektorati Policor i Kosovës, me vendim të prokurorit i është caktuar ndalim për 48 orë.

Ky arrestim nga hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës është bërë me qëllim se i njejti person i dyshuar ka kryer veprën penale e cila njihet si: “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”.

Gjatë një njoftimi nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) thuhet se: “Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast”.

RAPORTO