Sipas njoftimit të Policisë, rasti është denoncuar të enjten nga profesoresha. Ajo ka deklaruar se është kërcënuar nga kolegu i saj, po ashtu i punësuar në këtë institucion arsimor.
Pas marrjes së njoftimit, patrulla policore ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka shoqëruar viktimën në stacionin policor të Prizrenit për t’u intervistuar lidhur me rastin.
“Hetuesi kujdestar është informuar për rastin dhe ka njoftuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit,” thuhet në komunikatën e policisë.
Rasti është cilësuar si “kanosje” dhe është referuar për hetime të mëtejshme nga organet kompetente.