Prodhuesit vendor përfituesit më të mëdhenjë nga taksa 100 për qind ndaj Serbisë

Prodhuesit vendor janë përfituesit më të mëdhenjë nga mundësitë që ka krijuar taksa 100 për qind.

Dëshmi e kësaj është edhe puna e kompanisë Frutex, prodhues i brendit Golden Eagle me pronar Shaqir Palushi.

Kjo kompani ka shtuar shitjen prej 30% në muajt e fundit, ka rritur eksportin në vendet europiane dhe në kontinentin Afrikan si dhe ka filluar investimet e reja, si mundësi të krijuara nga rritja e shitjeve dhe profitit.

Prodhuesit si Kompania Frutex, me 160 të punësuar përveç që janë ndër kontribuesit më të mëdhenjë në ekonominë e vendit, kanë arritur që të ofrojnë kualitet në tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar dhe të fitojnë besimin e konsumatorëve.

Në këtë vit të ekonomisë, këto parametra, dëshmojnë qartë që Qeveria e vendit duhet të vazhdoj me politikat që fuqizojnë dhe mbrojnë prodhuesit tanë dhe që ndërkombëtarizojnë etiketën Made In Kosova!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.