Procezi zgjedhor, Policia e Kosovës me apel për respektim të masave anti-COVID

17.10.2021

Njëkohësisht Policia e Kosovës në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, është duke u kujdesur në respektimin e masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik. Me qëllim të zbatimit të masava, janë duke u aplikuar kontrolle […]

Procezi zgjedhor, Policia e Kosovës me apel për respektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Njëkohësisht Policia e Kosovës në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, është duke u kujdesur në respektimin e masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik.

Me qëllim të zbatimit të masava, janë duke u aplikuar kontrolle të vazhdueshme ndaj atyre që nuk zbatojnë masat anti-Covid-19, dhe masa ligjore janë ndërmarr dhe po ndërmerren në vazhdimësi.

Policia e Kosovës  apelon te të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe të pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit.