Probleme në rrjet pas reshjeve të borës, KEDS angazhon 400 punëtorë në terren

22.03.2021

KEDS ka angazhuar mbi 400 punëtorë në terren për të intervenuar në zonat e afektuara pas motit të ligë që kaploi vendin. Që nga dita e djeshme, dhjetëra ekipe tona janë shpërndarë gjithandej vendit duke bërë çmos që të sanojnë dëmet e shkaktuara në rrjet sa më shpejt që është e mundur. Ekipet po punojnë […]

Probleme në rrjet pas reshjeve të borës, KEDS angazhon 400 punëtorë në terren Foto: KEDS / Ilustrim

KEDS ka angazhuar mbi 400 punëtorë në terren për të intervenuar në zonat e afektuara pas motit të ligë që kaploi vendin. Që nga dita e djeshme, dhjetëra ekipe tona janë shpërndarë gjithandej vendit duke bërë çmos që të sanojnë dëmet e shkaktuara në rrjet sa më shpejt që është e mundur.

Ekipet po punojnë pa ndërprerë, me të gjitha kapacitetet në dispozicion në mënyrë që konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Moti i ligë, i cili po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, ka shkaktuar dëme në rrjet. Zonat të cilat janë më të afektuara nga dëmet në rrjet janë: Peja, Gjakova, Prizreni, Ferizaji dhe pjesërisht Prishtina dhe Mitrovica.

Reshjet e vazhdueshme të borës kanë bërë që në zonat periferike dhe ato malore, depërtimi deri tek avaria e shfaqur në rrjet të jetë më i vështirë por ekipet tona po bëjnë përpjekje maksimale që edhe në ato zona të sanohen dëmet dhe të rikthehet furnizimi me energji.

KEDS është duke bërë monitorimin e rrjetit në kohë reale përmes programit Kosovanet, ku evidentimi i avarive po bëhet në kohë rekorde ndërkaq përmes sistemit SCADA po mundësohet kontrollimi i nënstacioneve dhe intervenimi më i shpejtë nga ekipet tona.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe nëse shohin ndonjë avari në rrjet ta raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjes në numrin pa pagesë: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë.