Problem softuerik në kufirin e Malit të Zi: Të gjithë kosovarët figurojnë në kërkim nga Interpoli

20.01.2024

Disa qytetarë të Kosovës kanë mbetur sonte në pritje për orë të tëra në pikën e kalimit kufitar Bozhaj në Mal të Zi. Sipas mediumit malazez Vijesti, të gjithë këta figuronin në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-i, për shkak të një problem softuerik. Drejtori i Policisë ka njoftuar se problemi është rregulluar rreth orës 20:30, duke bërë […]

Problem softuerik në kufirin e Malit të Zi: Të gjithë kosovarët figurojnë në kërkim nga Interpoli

Disa qytetarë të Kosovës kanë mbetur sonte në pritje për orë të tëra në pikën e kalimit kufitar Bozhaj në Mal të Zi.

Sipas mediumit malazez Vijesti, të gjithë këta figuronin në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-i, për shkak të një problem softuerik.

Drejtori i Policisë ka njoftuar se problemi është rregulluar rreth orës 20:30, duke bërë të mundur që të lejohen së paku tetë shtetas kosovarë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në Prishtinë.

Ndonëse policët kufitarë e kanë pasur të qartë se ky mund të jetë një problem në aplikacionin e Interpol-it, nuk kanë mundur t’i lejojnë udhëtarët që të kalojnë kufirin.

Një burim nga Policia, ka thënë për Vijestin se ky lloj problemi ndodh shumë rrallë dhe po kontrollohet se çfarë e ka shkaktuar atë.

Etiketat