Prizren, vdes tragjikisht 48-vjeçari, ra nga kati i tretë i objektit ku punonte
Një puntorë i ndërtimtarisë ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren, pasi i njëjti gjersa ishte duke punuar ka rënë nga kati i tretë.
Këtë për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë.
“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një puntor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë.
Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.
Mësohet se viktima është një 48 vjeçar me inicialet J.K nga Prizreni.
“Per rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke egzaminuar vendin dhe duke mbledhe provat dhe dëshmit nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.