Prizren: Sot dalin rezultatet e 21 personave që u testuan dje për Covid-19, testohen edhe 18 të tjerë

65 persona nga Prizreni janë konfirmuar deri më tani me COVID-19. Nga ta janë shëruar 15, ndërkaq kanë vdekur 2 persona.

Rastet e fundit në këtë komunë u shënuan mbrëmjen e së mërkurës, ku 4 persona rezultuan pozitivë në testimet për COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, ka thënë për Express se sot pritet të dalin rezultatet e 21 personave që janë testuar dje, ndërkaq 18 të tjerë do të testohen sot

Shehu theksoi se janë testuar 14 persona, nga ta 9 kanë qenë pacientë të dializës ndërkaq 5 kontakte të personave që janë konfirmuar më herët me COVID-19.

Nga këta 14 persona të testuar, 4 prej tyre dolën pozitivë.

Kreu i shëndetësisë së Prizrenit tha se dje janë testuar 21 persona, ndërkaq rezultatet e tyre prite të dalin sot.

E gjatë ditës së sotme janë marrë mostrat e 18 personave tjerë nga komuna e Prizrenit.

“Dje janë bërë 21 mostra të reja, 11 prej tyre pacientë të hemodializës dhe 10 të tjerë kontakte. Sot priten rezultatet e tyre. Ndërkaq sot do të bëhen edhe 18 testime të reja. 12 prej tyre janë raste kontakti ndërkaq 6 pacientë të hemodializës. Rezultatet e tyre pritet të dalin nesër”, deklaroi Shehu për Express.

RAPORTO