Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, një qytetar ka njoftuar stacionin policor në Prizren pasi kishte shkuar për vizitë te viktima, një burrë, i cili nuk ishte parë prej disa ditësh nga fqinjët.
Dëshmitari, i shqetësuar për mungesën e tij, e kishte gjetur viktimën në shtëpinë e tij pa shenja jete. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, por që në bazë të hetimeve të para, dyshohet se bëhet fjalë për “Vdekje natyrore”.