Prizren, kapet me marihuanë, lirohet pas intervistimit
Një shtetas mashkull kosovar është arrestuar në Prizren në orët e hershme të mëngjesit të 21 majit 2025, rreth orës 01:30.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari u ndalua nga një patrullë policore gjatë kohës që drejtonte një automjet me targa të huaja. Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 9.01 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një pako rizlla dhe një grinder.

Pas intervistimit nga ana e policisë dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.