Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës ka bërë përurimin e e-Kiosku 24/7 i cili do të përdoret për shërbime të qytetarëve të cilët do të pajisen me dokumente të Gjendjes Civile.
Qytetarët e Suharekës nuk do të presin më, më orë të tëra para sporteleve për të kryer shërbimet e tyre, e sidomos tash kur dhe rritet fluksi i mërgimtarëve në komunën tonë.
Të presësh në radhë pēr një dokument është tejet e e mundimshme dhe e mërzitshme sidomos gjatë sezonit të verës ku fluksi i qytetarëve për nxjerrjen e një dokumenti është shumë i madh pēr faktin se shumë mërgimtarë shfrytëzojnë kohën e pushimeve për tu pajisur me dokumentacion.
Por ngarendjeve dhe pritjeve nëpër sportele ju erdhi fundi, kjo sepse Komuna e Suharekës ka blerë dy E-Kioskave, për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve 24\7.
Përveç certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, certifikatës së shtetësisë, qytetarët do të nxjerrin edhe certifikatën e martesës.