Pritjet në kufi, deri në dy orë në Merdarë

15.08.2022

Me ardhjen dhe kthimin e tyre janë krijuar kolona e pritje të gjata në vendkalimet kufitare. E ky fluks po vijon edhe mëngjesin e sotëm, kryesisht në dalje të pikave kufitare nga Kosova. Në kufirin në Merdarë pritjet në dalje janë deri në dy orë, e kolona e automjeteve tashmë ka arritur deri në 600 […]

Pritjet në kufi, deri në dy orë në Merdarë Foto: Ilustrim

Me ardhjen dhe kthimin e tyre janë krijuar kolona e pritje të gjata në vendkalimet kufitare. E ky fluks po vijon edhe mëngjesin e sotëm, kryesisht në dalje të pikave kufitare nga Kosova.

Në kufirin në Merdarë pritjet në dalje janë deri në dy orë, e kolona e automjeteve tashmë ka arritur deri në 600 metra, e pritjet në hyrje janë deri në 10 minuta.

Gjithashtu, në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova janë deri në një orë, kurse kolona e automjeteve ka arritur deri në 400 metra. Ndërsa në hyrje përmes kësaj pike kufitare janë deri në 10 minuta.

Ndërkaq, në pikë kalimin kufitar në Jarinje pritjet në hyrje janë deri në 10 minuta, kurse në dalje pritjet janë deri në 20 minuta. E situatë e njëjtë raportohet të jetë edhe në kufirin në Mutivodë.

Ndërsa në pikat tjera kufitare nuk raportohet për pritjet të gjata e vonesa.