Pritjet deri në dy orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

16.08.2023

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata. Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 700 metrash për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë. Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë-kalimin kufitar […]

Pritjet deri në dy orë për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë Foto: Ilustrim

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata.

Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 700 metrash për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 40 minuta, e që kolona shkon deri në 200 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

Të martën Policia e Kosovës ua rikujtoi qytetarëve për mundësinë e udhëtimit edhe përmes pikave tjera kufitare në mënyrë që të evitohen pritjet e gjata në Merdar.