15.08.2019, 9:50

Pritje të gjata në Merdare, kolonat mbi një kilometër

Mërgimtarët po presin deri në gjashtë orë për të dalë nga Kosova nga pika kufitare Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në këtë pikë janë deri në një kilometër e 200 metra në dalje të kësaj pike. Kurse në hyrje deri në 50 metra.

Gjithashtu kolona janë shkaktuar deri në 500 metra në dalje të Jarinjes, ndërsa pritjet janë deri në dy orë në dalje.

Kurse në pikën kufitare Dheu i Bardhë kolonat janë deri në 200 metra në dalje, në hyrje deri në 50 metra. Kurse pritjet deri në 45 minuta.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

E në Mutivodë kolonat janë deri në 300 metra në dalje. Pritjet deri në një orë.

LEXO EDHE:  Shqetësuese: Bllokohet Merdarja, bashkatdhetarët po presin mbi 8 orë në kufi

Në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat tjera kufitare janë të kalueshme.