Pritje dhe kolona të gjata edhe sot në kufi – në Merdarë tri orë pritje për të dalë nga Kosova

06.08.2022

Disa prej bashkatdhetarëve tanë kanë filluar të të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pasi i kryen pushimet verore. Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bëhet e ditur se pritje të gjata ka në pikë kalimin kufitar në Merdare, ku për të dalë nga Kosova nga ky kufi duhet pritur deri në […]

Pritje dhe kolona të gjata edhe sot në kufi – në Merdarë tri orë pritje për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Disa prej bashkatdhetarëve tanë kanë filluar të të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pasi i kryen pushimet verore.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar bëhet e ditur se pritje të gjata ka në pikë kalimin kufitar në Merdare, ku për të dalë nga Kosova nga ky kufi duhet pritur deri në tri orë, ndërsa kolona ka arritur deri në 2 kilometra, kurse në hyrja duhet pritur deri në një orë e gjysmë e kolona është deri në 120 metra.

Pritje ka edhe në kufirin te Dheu i Bardhë, ku pritje për të dalë nga Kosovë janë mbi një orë, kurse kolona e automjeteve është 800 metra, ndërsa në hyrje janë deri në 20 minuta dhe kolona është 80 metra.

Kolona janë krijuar edhe në pikë kalimin kufitar në Mutivodë, ku pritjet për dalje nga Kosova janë mbi një orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është 200 metra.

Ndryshe, në pikat kufitare të tjera që lidhin Kosovën me shtetet fqinje, pritjet nuk janë më shumë se rreth 15 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona në asnjërën vendkalim kufitar në hyrje.