Pritje deri në 30 minuta te Dheu i Bardhë e Merdar për të hyrë në Kosovë

08.08.2023

Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar, po vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës. Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të brendshme (MPB). Mëngjesin e […]

Pritje deri në 30 minuta te Dheu i Bardhë e Merdar për të hyrë në Kosovë Foto: Ilustrim

Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar, po vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të brendshme (MPB).

Mëngjesin e kësaj të marte, pjesa më e ngarkuar e këtyre pikave kufitare është hyrja, ku pritjet janë deri në 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata.