Pritja e mërgimtarëve nëpër kufij, kjo është gjendja e pikave kufitare për të hyrë në Kosovë

19.12.2020

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, edhe këtë fundvit siç duket mërgimtarët ia kanë mësyrë vendlindjes. Këtë më së miri e dëshmon edhe fakti që tashmë rrugët kanë filluar të mbushen me automjete me targa nga vende të ndryshme evropiane ku gjenden mërgimtarët tanë. Zakonisht në këso sezone maltretimi më i madh i mërgimtarëve ndodh […]

Pritja e mërgimtarëve nëpër kufij, kjo është gjendja e pikave kufitare për të hyrë në Kosovë Foto: Ilustrim

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, edhe këtë fundvit siç duket mërgimtarët ia kanë mësyrë vendlindjes.

Këtë më së miri e dëshmon edhe fakti që tashmë rrugët kanë filluar të mbushen me automjete me targa nga vende të ndryshme evropiane ku gjenden mërgimtarët tanë.

Zakonisht në këso sezone maltretimi më i madh i mërgimtarëve ndodh në pikat e kalimit kufitar sidomos ato me Serbinë, ku nga pala serbe vonesat janë aq të mëdhsa saqë pritjet për të hyrë zgjasnin deri në 6 orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit aktualisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri nga 03-05 minuta, në Merdare 30 – 45 minuta, tek Dheu i Bardhë 90-120 minuta, ndërsa për të dal nga Kosova deri në 5 minuta, shkruan SuharekaOnline.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e Kalimit KufitarHyrje (min)Dalje (min)Kolona (metra) 
Hyrje
Kolona (metra) 
Dalje
Glloboqicë03-0503-050000
Qafë e Prushit03-0503-050000
Qafë e Morinës03-0503-050000
Kullë03-0503-0500COVID19 test required
Bërnjak03-0503-050000
Vërmicë03-0503-050000
Hani i Elezit03-0503-050000
Jarinje03-0503-050000
Mutivodë03-0503-050000
Muçibabë03-0503-050000
Dheu i Bardhë90-12003-05150000
Merdarë30-4503-0510000