Pritet zgjatja e orarit të lëvizjes dhe punës deri në ora 22:00 për të gjitha zonat

11.02.2021

Qeveria në detyrë e Kosovës është duke mbajtur mbledhje me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali. Mësohet se pika e vetme e kësaj mbledhje elektronike është shqyrtimi i propozim-vendimit për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë. “Shërbimet e hotelerisë […]

Pritet zgjatja e orarit të lëvizjes dhe punës deri në ora 22:00 për të gjitha zonat Foto: Ilustrim

Qeveria në detyrë e Kosovës është duke mbajtur mbledhje me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Mësohet se pika e vetme e kësaj mbledhje elektronike është shqyrtimi i propozim-vendimit për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia Covid-19, i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 – 22:00”, thuhet në propozim, derisa lëvizje të njejtë pritet të ketë edhe për Qendrat tregtare.

Theksojmë se sipas masave të fundit të marrë nga Qeveria e Kosovës, në komunat që janë në zonën e gjelbër dhe të verdhë, operatorët ekonomikë, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 22:00, ndërkaq nuk ka orë policore.

Ndërsa, komunat që janë në zonë të kuqe ku bënë pjesë edhe Komuna e Suharekës, operatorët ekonomik, gastronomia dhe qendrat tregtare lejohen të punojnë deri në ora 21:00, kurse pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve.

Rikujtojmë se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 307 raste të reja me COVID-19, 6 raste vetëm në Komunën e Suharekës, me vendbanimet: Reshtan 4 raste, Samadrexhë 1 dhe Suharekë 1.