Pritet rritje e çmimit të derivateve në Kosovë

01.06.2022

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani. Berjani bëri të ditur se do të ketë rritje “të lehtë të çmimit”. Siç thotë ai, lëvizjet në Berz po reflektojnë edhe tek ne. “Ka lëvizje në Berz, brenda ditës 4 deri në 5 herë ka levizje, herë rritet apo zbritet. […]

Pritet rritje e çmimit të derivateve në Kosovë Foto: Ilustrim

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Berjani bëri të ditur se do të ketë rritje “të lehtë të çmimit”. Siç thotë ai, lëvizjet në Berz po reflektojnë edhe tek ne.

“Ka lëvizje në Berz, brenda ditës 4 deri në 5 herë ka levizje, herë rritet apo zbritet. Berza e mbyll çmimin në ora 24 bëhet prerja”, u shpreh ai.

Sot çmimet e derivateve kanë qenë: Dizelli 1.65 cent kurse Benzina 1.66 cent.

Sipas Berjanit, në Shqipëri sot çmimet kanë qenë një litër Dizell mbi 2 euro.

Në anën tjetër, ekonomisti i njohur, Safet Gërxhaliu për Indeksonline ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të heq akcizën për derivate që të ulet çmimi i naftës e benzinës.

Siç thotë ai, tani në këtë kohë të vështirë ekonomike duhet të ndihmohet qytetari dhe bizneset