Pritet ngritje e lartë e çmimit të derivateve në Kosovë

21.06.2021

Nuk janë të rralla ngritjet e çmimit të derivateve si në Kosovë ashtu edhe në shtetet e rajonit. Vitin që lamë pas kishte rënie të dukshme të çmimit të derivateve, kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Por, nuk vazhdoi shumë ulja e çmimit të këtyre derivateve, veçse në fillim të vitit […]

Pritet ngritje e lartë e çmimit të derivateve në Kosovë Foto: Ilustrim

Nuk janë të rralla ngritjet e çmimit të derivateve si në Kosovë ashtu edhe në shtetet e rajonit.

Vitin që lamë pas kishte rënie të dukshme të çmimit të derivateve, kjo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Por, nuk vazhdoi shumë ulja e çmimit të këtyre derivateve, veçse në fillim të vitit aktual kishte menjëherë rritje të çmimeve, por në ditët në vijim po paralajmërohet edhe rritje më të lartë të çmimeve.

Shoqata e Naftëtarëve paralajmëron rritje edhe më të lartë të çmimeve në ditët në vijim. Aktualisht, në tregun kosovar një litër naftë kushton 1.10 euro, ndërsa benzina deri 1.15 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani në një intervistë për KosovaPress thotë se shtetet e rajonit po paralajmërojnë rritje edhe më të lartë të çmimeve të derivateve e që pritet të reflektojë edhe në Kosovë.

Po ashtu Berjani theksoi se në sektorin e naftës, çmimet po variojnë prej pikës (së karburanteve) në pikë.

“Sa i përket çmimeve në sektorin e naftës, çmimet variojnë prej pikës (së karburanteve) në pikë dhe sot një litër naftë është 1.03 euro deri 1.10 euro, benzina 1.07 deri 1.12 euro. Kështu që këto janë çmime.

(Kompanitë) Veç kanë reflektuar, mendoj se derivatet me shumicë çmimet janë rritur, ndërsa me pakicë janë përafërsisht të njëjtat çmime, por në tregjet botërore veç ka reflektuar pritet edhe tek ne të reflektojë në ditët në vijim rritja e çmimit”, thekson Berjani.

Përveç kësaj, sfidë mbetet edhe Udhëzimi administrativ për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës ose kontrata për kompaninë e përzgjedhur nga MTI-ja për shënjimin (markimin) e karburanteve.

Po ashtu kryetari i kësaj shoqate tha se sa i përket markimit, nuk janë kundër kësaj, por janë kundër një kompanie private që përfiton miliona euro për këtë çështje.

Po ashtu ai ka shtuar se ajo kontratë duhet të shkëputet për shkak të monopolit.

Kreu i shoqatës thotë se Kosova shpejt pritet të bëhet me Ligjin e naftës që do ta rregullojë tregun e derivateve edhe sa i përket shënjimit të karburanteve.