Prishtina, Vushtrria dhe Prizreni, tri komunat më të prekura nga COVID-19, Suhareka renditet e 13-ta

Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 113 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 2 mijë e 991 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky numër, 1 mijë e 644 janë shëruar, kurse 54 të tjerë kanë vdekur.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 293 sosh.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 701 raste, katër prej tyre kanë humbur betejën.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 343 të infektuar, 4 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 11 viktima, ndërsa ka 301 raste të konfirmuara pozitive.

Komuna e Suharekës renditet e 13-ta me 54 raste të identifikuara, prej tyre 2 raste të vdekjes, 38 të shëruar dhe 14 raste aktive.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.