Prishtina ndan 50 dhe 100 euro për çdo të konfirmuar pozitiv me COVID-19

Komuna e Prishtinës do të ndihmojë me nga 50 euro çdo person i cili konfirmohet pozitiv me COVID-19, ndërsa për pensionistët e konfirmuar me virus, 100 euro në emër të shërbimeve shëndetësore.

Ky vendim mori sot 38 vota për në Kuvendin Komunal. Kryetari Shpend Ahmet, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka falënderuar Kuvendin Komunal për këtë përkrahje.

Tutje ai ka bërë të ditur se ka udhëzuar Drejtorin e Shëndetëtisë që të filloj procedurat e prokurimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për COVID, e që sipas, Ahmetit, nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

“Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve. Këto barna do të mbulojnë rreth 8,000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht”, ka shkruar Ahmeti.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
RAPORTO