Haradinaj ka thënë se profesor Neziri i ka dhënë Shtimes një alternativë serioze drejt avancimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.

“Vizionit tonë për Kosovën e sigurtë dhe të zhvilluar po i bashkohen profesionistë të shumtë, të dëshmuar në shumë fusha e me një përvojë të pasur institucionale dhe akademike. Ardhja e Prof. Mensur Nezirit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i ka dhënë Shtimes një alternativë serioze drejt avancimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj i ka shprehur përkrahje të parezervë profesor Nezirit në kandidaturën për deputet.

“Kisha kënaqësinë që me Prof. Mensurin, të bisedojmë për proceset që na presin dhe zhvillimet e fundit në degën e Aleancës në Shtime. I shpreha përkrahjen pa rezervë në rrugën tonë të përbashkët dhe i urova suksese në kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/pfbid02m4LNPBzFNzSGYLJfMi6GhCtM7nr7PrUnMkP5ECuJDGRy4og4ZcVoa1geY7kySip3l