Janë bërë dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, por ende nuk ka asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje në mes LVV-së e LDK-së.
Ndërsa dje një delegacion i CDU-së ka zhvilluar një takim në zyret e LDK-së, ku u bisedua lidhur me negociatat për arritjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndërsa tani ka filluar takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në Kuvendin e Kosovës lidhur me marrëveshjen e mundshme për bashkëqeverisje.
Ky takim erdhi pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht Delegacionit Gjerman dje në Kosovë të cilët kërkuan formimin sa më të shpejt të qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit për Kuvendin e Republikës së Kosovës, fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).