Në mesazhin e saj, Osmani ka theksuar se kjo festë është një simbol drite dhe shprese, duke uruar që Krishtlindja të sjellë paqe shpirtërore, dashuri familjare dhe shëndet në çdo shtëpi.
“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi”, ka deklaruar presidentja.
Ajo ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditës së respektit, solidaritetit dhe mikpritjes, vlera këto që sipas saj e karakterizojnë shoqërinë kosovare dhe që duhet të shërbejnë si forcë bashkuese për të ecur përpara së bashku.
“Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim”, është shprehur Osmani.
Në fund të mesazhit, presidentja ka uruar që festa e Krishtlindjes të jetë e gëzuar dhe e begatë për të gjithë besimtarët e krishterë.
“Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, ka përfunduar ajo.