Presidentja Osmani: Shpresoj se një e ardhme e ndritur e pret Kosovën dhe Shqipërinë

28.11.2021

Ajo tha se e filloi ditën nga aty për të nderuar sakrifikën e familjes Jashari. “Sot e filluam ditën tek komandati legjendar Adem Jashari dhe familja e tij për të nderuar sakrifikën. 28 nëntorit përpos simbolikës së pavarësisë është edhe datë kur ka lindur komandanti legjendar, kur ka dal UÇK-ja për herë të parë në […]

Presidentja Osmani: Shpresoj se një e ardhme e ndritur e pret Kosovën dhe Shqipërinë Foto: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani / Presidenca e Kosovës

Ajo tha se e filloi ditën nga aty për të nderuar sakrifikën e familjes Jashari.

“Sot e filluam ditën tek komandati legjendar Adem Jashari dhe familja e tij për të nderuar sakrifikën. 28 nëntorit përpos simbolikës së pavarësisë është edhe datë kur ka lindur komandanti legjendar, kur ka dal UÇK-ja për herë të parë në skenë”, tha Osmani.

Tutje, ajo uroi këtë festë duke shpresuar në një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe Shqipërinë.

“Dua që sot t’i uroj të gjithë shqiptarët për këtë ditë, duke shpresuar që një e ardhme e ndritur e pret edhe Republikën e Shqipërisë edhe Republikën e Kosovës”, u shpreh Osmani.