Presidentja Osmani në SHBA, jep hollësi në rrjetet sociale

para 15 dite

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka mbërritur në SHBA.

Presidentja Osmani në SHBA, jep hollësi në rrjetet sociale

Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka publikuar edhe fotografi ku ka njoftuar se do të. marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.

“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës.

Falenderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik”, ka shkruar ajo.